E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Nga marsi dyfishohet çmimi i patentës, ja sa do të paguajnë qytetarët

Nga muaji mars i këtij viti çmimi i patentave do të ndryshojë. Për të marrë një leje drejtimi të kategorisë B, qytetarëve do t’ju duhet të paguajnë minimum 85 mijë lekë të reja, 30 mijë lekë për teorinë dhe 55 mijë lekë të reja për praktikën.

Nëse deri më tani, qytetarët paguanin minimun 45 mijë lekë të reja, nga marsi me vendim të DPSHTRR, DPT dhe shoqatave të autoshkollave çmimi do të ndryshojë.

Për të shmangur abuzimet dhe në bazë të marrëveshjes, çdo autoshkollë do të duhet të deklarojë të gjitha të ardhurat tatimore dhe orët që do zhvillojë secili aplikant për leje drejtimi.

Sipas marrëveshjes së re nga muaji mars një seancë mësimore në praktikë në autoshkolla do të kushtojë minimumi 500 Lekë, ndërsa një seancë praktike 935 Lekë.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet