E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Në Tërnoc të Madh të Bujanocit sot votohet për herë të tretë për deputet në Kuvendin Popullor të Serbisë

Nga: F. B. BotaSot, 27 maj 2022

Shaip Kamberi, pretendon të rizgjidhet deputet. Shqiptarëte kanë të vetmen shans.

Banorët e fshatit Tërnoc të Bujanovcit, pas vendimit të fundit tëKomisionit Zgjedhor Republikan të Serbisë do t’ju drejtohenkutive të votimit për të votuar për kandidatët për deputet, kupretendent është Shaip Kamberi. Siç dihet koalicioni ishqiptarëve të Luginës për 400 vota ka mbetur pa e kaluarpragun për të fituar të drejtën e një deputeti dhe këtë mund tabëjnë sot.

Në të vërtetë në përsëritjen e votimeve me 29 prill, u konfirmuase Koalicioni i shqiptarëve të Luginës do ta kalojë pragun dhedo ta fitojë një ulëse në Kuvendin e Serbisë, mirëpo SPS paraqitiankesë për kinse votimin e një qytetari pa dokumenteidentifikimi dhe KZR vendosi ripërsëritjen e votimeve.

Në vendvotimin në Ternoc të Madh të Bujanovcit, sot votohetpër herë të tretë për deputet të Kuvendit Popullor dhe të drejtëvote kanë 1 mijë e 89 qytetarë, shkruan “Danas” transmeton“Bota sot”.

Siç dihet zgjedhjet parlamentare edhe presidenciale në Serbi u mbajtën me 3 prill, ndërsa në Tërnoc pas ankesës së Koalicionittë Shqiptarëve të Luginës u vendos përsëritja e votimeve me 29 prill për siç u pat thënë parregullsive në votim.

Nga rezultati i votimit në Ternoc varet edhe përbërjapërfundimtare e parlamentit të ardhshëm të Serbisë, sepse ka gjasa reale që Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës që është pranëkalimit të pragut ta fitojë një vend deputeti.

Kjo do të thotë se ka mundësi reale që SPS-ja të humb njëmandat dhe ai të fitohet nga koalicioni i shqiptarëve të Luginës.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet