Mundësia që pas marrëveshjes përfundimtare mes Serbisë dhe Kosovës, kësaj të fundit t’i mundësohet anëtarësimi në OKB pa u penguar nga Beogradi, ka alarmuar partitë opozitare atje.Përmes një iniciative të nisur nga lideri i Partisë Popullore, njëherit edhe ish-ministër i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq, ka filluar mbledhja e nënshkrimeve për të mos lejuar që Kosova të fitojë ulësen në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, transmeton lajmi.net.
Duke bërë thirrje që kësaj iniciative t’i bashkangjiten sa më shumë njerëz, Jeremiq thotë se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq po negocion që Kosova të fitojë anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.“I vetmi që ka në interes të tij për të dialoguar statusin e Kosovës është presidenti Aleksander Vuçiq, sepse ai është i gatshëm të vendosë nënshkrimin e tij për t’i mundësuar Kosovës anëtarësimin në OKB.”, deklaroi Jeremiq.
Lidhur me iniaciativën e Jeremiqit ka reaguar edhe zëvendëskryeministri serb, Nebojsha Stefanoviq.Ai nuk e ka cilësuar serioze këtë iniciativë të Partisë Popullore serbe.“Ne e goditëm murin ngase ata ishin në detyrë në atë kohë. Sot, po mos të ishte kjo një çështje serioze, thjeshte do më bënte të qeshë”, ka thënë Stefanoviq.



