Tiranë më 20.7.2019
Qëndrim i Shoqatës Mbarëkombëtare “Bytyçi”, Tiranë-Prizren.
Ajo përkrah dhe mbështet qëndrimet patriotike e qytetare të Ramush Haradinajt.
E mërkurë, 18 nëntor 2026
Tiranë më 20.7.2019
Qëndrim i Shoqatës Mbarëkombëtare “Bytyçi”, Tiranë-Prizren.
Ajo përkrah dhe mbështet qëndrimet patriotike e qytetare të Ramush Haradinajt.
Me dorëheqjen e tij Ramush Haradinaj u tregua dhe po tregohet si Burrë Burri, vlerësimi më i lartë tradicional në trojet tona etnike shqiptare.
Në Hagë nuk është në pyetje vetëm fati i “Ramush Haradinajt”, por fati i ardhmërisë së Kosovës.
Me dorëheqjen e tij, Ramush Haradinaj u tregua si Burrë Burri, vlerësim tradicional në trojet tona etnike shqiptare e jo si burrë shteti pasiqë opinioni i përfituar deri tani për shtetarët shqiptarë i identifikon ata si epitet për t’u krahasuar me të keqen.
Nënvizojmë se ashtu sikurse thirrja e parë në Hagë e Ramush Haradinajt doli e provuar se ishte e pa bazë, tani për së dyti herë thirrja e tij atje jo vetëm se është e pa arsyeshme, e pamotivuar në një kohë kur ai kishte qenë edhe një herë aty, por me prapavi ogurzezë për ecurinë e fateve të Kosovës.
Por me sa duket qartë kësaj radhe në Hagë është “thirrur”, Kosova viktima e ish Jugosllavisë, alias Serbisë, jo vetëm e vetëm për ta “rehabilituar” këtë të fundit pa dhënë llogari dhe pa kërkuar falje dhe jo vetëm kaq por për ta shpërblyet po prapë se prapi në kurriz të Kosovës e shqiptarëve atje e kudo që ata ndodhen.
Vërejmë se ajo që u fitua ballë perballë në luftë nga UÇK, e përkrahur nga fuqitë e personalitetet përparimtare në botë, sikurse është pavarësia, sovraniteti dhe integriteti i Kosovës, është në pikëpyetje sot në “paqe”, nga kulisa e komplote lokale, rajonale, ndërkombëtare të përkrahura edhe nga matrapazë e armiq shqiptarë.
Për sa më sipër një pengesë e pakapërcyeshme ka qenë dhe do jetë Ramush Haradinaj, i cili meriton përkrahjen tonë, por duke e lexuar qartë situatën një pengesë e tillë për armiqtë e kombit do jenë edhe të tjerë që si mungojnë këtij vendi.
Prandaj Shoqata Mbarëkombëtare “Bytyçi”, Tiranë-Prizrën, përkrah dhe mbështet qëndrimet patriotike e qytetare të Ramush Haradinajt.
Shoqata Mbarëkombëtare “Bytyçi”, Tiranë-Prizren
Opinione
Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësoreAktualitet
Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026Bota
BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë UnionitBota
NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në TokëShkencë dhe zbulime
Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat


