E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Në Argjentinë protestohet kundër mbylljes së shkollave dhe kalimit në mësim online

Qindra njerëz në Argjentinë protestuan ndaj pezullimit të qeverisë të arsimit ballë për ballë për shkak të përkeqësimit të fundit të situatës së krijuar nga pandemia e Coronavirusit (COVID-19), transmeton Insajderi.

Qindra njerëz u mblodhën tek obelisku “Obelisco” në qendër të kryeqytetit Buenos Aires me thirrjen e opozitës, duke protestuar kundër qeverisë së presidentit të Argjentinës, Alberto Fernandez, dhe masave të marra pasi rritjes së shifrave të rasteve të Coronavirusit, raporton Anadolu Agency (AA).

“Po arsimit ballë për ballë” dhe “Hapini shkollat” shkruante në disa nga pankartat e mbajtura nga protestuesit, të cilët po ashtu brohorisnin slogane kundër qeverisë.

Protesta u mbajtën gjithashtu përpara rezidencës presidenciale, Rezidencës Olivos, si dhe në vende të ndryshme në Buenos Aires. Demonstratat vazhduan deri vonë.

Presidenti argjentinas Fernandez më 15 prill njoftoi një seri masash të reja kundër pandemisë, pasi rastet me COVID-19 arritën nivelet më të larta në vend.

Në mesin e masave janë pezullimi i arsimit ballë për ballë, kufizimi i qarkullimit jashtë nga ora 20:00 deri në orën 06:00 dhe mbyllja e qendrave tregtare.

Fernandez njoftoi se masat e reja vlejnë për Rajonin Metropolitian Buenos Aires (AMBA), që përfshin kryeqytetin Buenos Aires, ku jetojnë rreth 15 milion njerëz, dhe 40 rrethe të tjera. Rajoni është më i populluari në vend dhe më i prekuri nga COVID-19.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet