Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia duhet të investojnë të paktën 37 miliardë Dollarë gjatë 10 viteve në vijim për një mbrojtje eficente të popujve dhe pasurive të tyre nga ndikimet dëmtuese dhe në përshkallëzim të ndryshimeve klimatike. Këto janë gjetjet e raportit rajonal të Bankës Botërore për Klimën dhe Zhvillimin në Vendet e Ballkanit Perëndimor publikuar këtë të mërkurë.
Bazuar në një analizë të tre rreziqeve si përmbytjet nga lumenjte, thatësirat në të mbjella dhe temperaturat e larta pritet të shkaktojnë humbje për Shqipërinë sa 15.7% e Prodhimit te Brendshëm Bruto deri në 2050.
Duke marre shkas nga këto faktorë Banka Botërore vlerëson se dëmet nga ndryshimet klimatike për Shqipërinë janë më të mëdhatë në Rajon, pasi mesatarja e vendeve të tjera në Ballkanin Perëndimor janë sa 1/3 e vendit tonë.



