E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Ndotja e lartë, mijëra qytetarë protestojnë në Beograd

Mijëra qytetarë kanë protestuar sot në Beograd, duke bllokuar qarkullimin e makinave para  parlamentit. Sipas organizatorëve kjo protestë është bërë sepse qeveria nuk ka marrë asnjë masë kundër ndotjes së ujit, ajrit dhe tokës.

Protestuesit, të cilët erdhën në Beograd nga e gjithë Serbia, mbanin parulla me mbishkrimin “Të rinjtë po largohen sepse nuk mund të marrin frymë” dhe u shprehën kundër prerjes së pyjeve.

Në vitet e fundit Serbia ka filluar të shesë burimet e saj minerare tek kompanitë e huaja të cilat punojnë me kapacitete të shtuara, çka shkakton më shumë ndotje

Reuters raporton se Serbia që kërkon të bëhet pjesë e BE,  do të ketë nevojë për miliarda Euro investime për të përmbushur standardet mjedisore të bllokut.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet