Motori i kërkimit të informacionit Google duke filluar nga 18 Gushti, do të ndalojë të gjitha reklamat dhe informacionet që promovojnë teoritë konspirative në lidhje me Covid-19 dhe do të penalizojë faqet që shkelin rregullat. Një zëdhënës i kompanisë Google, theksoi se do të aplikojnë politika të tjera shtrënguese, pasi një informacion i tillë është i dëmshëm.
Ndër teoritë e komplotit që kanë qarkulluar muajin e fundit, është ai se virusit u zbulua në një laborator kinez dhe ajo e nxjerrjes së vaksinës që mbështetet nga themeluesi i Microsoft-it, Bill Gates.
Motorët e kërkimit nga Kompania Google do të lejojnë vetëm institucione të caktuara që të publikojnë njoftime në lidhje me pandeminë, ku përfshihen organizatat qeveritare dhe profesioniste të shëndetit. Nëpërmjet kësaj strategjie Google do të parandalojë çdo aktivitet spekulativ në lidhje me furnizimin e medikamenteve mjekësore.



