E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

NDAHET NGA JETA HYSEN HALIL NEZIRAJ, DAJA I AZEM HAJDARIT

***

Sot, me datën 22 Prill 2020, nga një sëmundje natyrale, e papritur, e parakohshme, u nda nga jeta Hysen Halil Neziri (Gashi).

Të dashur të afërm, miq e dashamirë të Hysen Halil Neziraj – thuhet në lajmin e Familjes së Tij, ju bëjmë me dije se varrimi do të bëhet me datën 23 Prill, ora 11.00. në Varrezat e qytetit të B.Currit.

   Nisja nga Tirana do të jetë me datë 23 Prill, në ora 04.00 të mëngjesit.

E ndjejmë për detyrim t`ju njoftojmë, por ju mirëkuptojmë për kushtet aktuale.

FAMILJA NEZIRAJ,

Vajzat: Mitrovica, Dobroina, e gruaja Sabrie NEZIRAJ

                       ***

Hyseni Halil Neziraj rrjedh nga një Familje e madhe patriotike e Nezirajve të Luzhës; djali i Halil Halilit, burrë me emër të njohur; është nipi i Kadri Miftar Nezirajt, i cili luftoi deri sa rá me armë në dorë kundër forcave malazeze; është nip i Ram Sadikut e Hamit Ramës, të njohur në Malësinë e Gjakovës; është nip i familjes së nderuar të Ahmagjokajve – i Rexhep Avdyl Shiqerukaj.

Hysen Halil Neziraj është daja i Azem Hajdarit, me të cilin ka pasë marrëdhanie shumë të afërta në çdo kohë sado të vështira të ishin ato.

Hysen Halil Neziraj pjesën më të madhe të jetës e ka bërë në qytetin e B.Currit, ku ka punur shumë vite në Ndërmarrjen e Shërbimeve Komunale të rrethit të Tropojës. Ishte profesional dhe punëtor i mirë. Ai shquhej për marrëdhanie shumë shoqërore me shokët dhe mbahet mend si njeri i tillë, etj.

Hysen Halil Neziraj i ka lënë në pikëllim dy dy vajzat e tij të martuara: Mitrovica në Angli e Dobroina në Belgjikë, te dyja të martuar në dy familje të nderuara e të mirënjohura nga Tropoja: në Dragobi te Riza Motina e në Valbonë te Bekë Valbona. Hyseni e ka lënë në pikëllim dhe gruan e tij, Sabrie Neziraj, që ka kontribuar në sistemin shëndetësor në Tropojë dhe në Tiranë, etj.

Në këtë Ditë Dhimbjeje iu shprehim ngushëllime Familjes së Tij, Vllaznisë e Farefisnisë së Tij, miqve e dashamirve të Tij.

I koftë i lehtë Dheu i Tokës së Tropojës, vendlindjes së Tij!

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet