E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

NATO: Krijimi i ushtrisë së Kosovës vjen në kohë të papërshtatshme

Pas kalimit të ligjit për transformimin e FSK-së në ushtri, të premten (14.12.) NATO ka vazhduar të mbajë qëndrimin e mëparshëm se koha e kalimit të këtyre ligjeve nuk ka qenë e përshtatshme.

“Na vjen keq që ky vendim është marrë përkundër shqetësimit të shprehur nga NATO. Përderisa transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në parim është çështje e Kosovës, ne e kemi bërë të qartë se ky vendim është në kohë të papërshtatshme”, ka thënë Stoltenberg.

“NATO mbështet zhvillimin e Forces Kosovare të Sigurisë nën mandatin e tanishëm.” Me mandatin e ri NATO do të rishikojë angazhimin me FSK-në”. “Të gjitha palët duhet të sigurohen, se vendimi i sotëm nuk do të rrisë tensionet në rajon. Të gjithë aktorët me përgjegjësi në rajon duhet të fokusohen në përparimin përmes reformave dhe në dialog. E përsëris thirrjen time drejtuar Prishtinës dhe Beogradit që të qëndrojnë të qetë dhe të mos bëjnë deklarata apo veprime që mund të nxisin përshkallëzim. NATO vazhdon ta përkrahë dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit  me ndërmjetësimin nga BE-ja si zgjidhje e vetme afatgjatë për rajonin”, ka thënë Stoltenberg.

Në një deklaratë të mëparshme NATO pati shpjeguar, se për ndryshimin e Mandatit do të vendosë Këshilli i Përgjithshëm i NATO-s. / D. W./

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet