E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Moska lehtëson izolimin: Situata epidemiologjike po përmirësohet

Autoritetet në Moskë i hoqën disa masa të izolimit kundër koronavirusit, përfshirë mbylljen e bareve dhe restoranteve gjatë natës.

Duke filluar nga e mërkura, bizneset nuk do të kenë më nevojë të kufizojnë numrin e punëtorëve që punojnë nga zyra, tha kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin.

“Situata me përhapjen e koronavirusit vazhdon të përmirësohet”, tha ai.

“Në këto rrethana është detyra jonë të krijojmë kushte për rimëkëmbje sa më të shpejtë të mundshme ekonomike”, shtoi Sobyanin.

Rusia, e cila është e katërta në botë sa i përket numrit të rasteve me koronavirus, i ka rezistuar vendosjes së një bllokimi të rreptë, për të frenuar përhapjen e virusit.

Të martën, autoritetet shëndetësore ruse raportuan për 19,290 raste të reja, të cilat e çojnë në më shumë se 3.7 milionë numrin e përgjithshëm të rasteve, që nga fillimi i pandemisë në pranverën e vitit të kaluar.

Numri i viktimave në të gjithë Rusinë është afro 70,500, por shifra besohet të jetë shumë më e lartë.

Në fillim të këtij muaji, Rusia ka nisur fushatën e imunizimit të të gjithë qytetarëve të saj, me vaksinën e zhvilluar në vend, Sputnik V.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet