E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Momenti kur Presidenti Thaçi nuk ia zgjat dorën komisionerit Hahn

Komisioneri për Fqinjësi të Mirë dhe Negociata të Zgjerimit i Bashkimit Evropian, Johanes Hahn, pasi është ulur në Zyrën e Presidentit të Kosovës, dy herë i ka drejtuar dorën Hashim Thaçit, por ky i fundit është mjaftuar duke qëndruar në karrigen e tij.

Asnjë fjalë nuk është thënë derisa mediat po merrnin pamje dhe fotografi nga ky takim.

“Do t’u bëj thirrje bashkëbiseduesve të mi në Kosovë që të zhbllokojnë bashkëpunimin dhe tregtinë rajonale dhe të theksojnë nevojën për t’u kthyer në dialogun. Në interes të stabilitetit të të gjithë rajonit 2/2,” shkruan Hahn në Twitter.

Tensione në takimet e Hahn me krerët e shtetit të Kosovës, pati si rezultat i pavendosmërisë së Bashkimit Evropian për të vendosur rreth çështjes së vizave./arbresh.info/

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet