Vaksinat kundër COVID-19 dhe gripit, do të shpërndahen më herët se sa ishte planifikuar për shkak të frikës rreth një variant të ri, në Mbretërinë e Bashkuar.
Programi i “Jabs” i këtij viti është paraqitur si një “masë paraprake” ndërsa ekspertët shqyrtojnë llojin BA.2.86 “Pirola”, thanë ministrat, raporton “The Sun”.
Varianti ka një numër të lartë mutacionesh dhe u zbulua për herë të parë në Britani më 18 gusht, sipas shkencëtarëve nga Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar.



