8 Marsi: Kancelarja Angela Merkel tërheq vëmendjen për përpjekje të mëtejshme për barazinë gjinore. Pikërisht tani gjatë pandemisë lipset barazia në të gjitha sferat e shoqërisë, bën thirrje kancelarja.
Kancelarja Merkel mendon, se në kohën e koronavirusit shpesh gratë janë më të ngarkuara. Janë sërish gratë ato që duhet të përballojnë vështirësitë mes homeschooling, kujdestarisë për fëmijët dhe profesionit të tyre, thekson ajo në podcastin e saj.
Kancelarja Angela Merkel tërheq vëmendjen për përpjekje të mëtejshme për barazinë gjinore. Nëse i hedh një sy sektorëve drejtues në ekonomi, por edhe në politikë vëren, që „ne ende nuk e kemi arritur objektivin”, deklaroi kancelarja në podcastin e saj të përjavshëm. Nuk mund të pranohet, që „gratë të kontribuojnë masivisht në shoqërinë tonë dhe njëkohësisht të mos marrin pjesë si të barabarta në vendimmarrje të rëndësishme në politikë, ekonomi dhe në shoqëri”, nënvizon Merkel duke iu referuar 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas. 8 Marsi na tërheq vëmendjen, që „gjithmonë të jemi kritikë dhe të shtrojmë pyetjen se çfarë mungon ende në rrugën drejt barazisë gjinore”.




