E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Merkel i siguron Kurtit mbështetje për reformat

Kancelarja gjermane Angela Merkel zhvilloi një bisedë me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, zhvilloi të hënën pasdite (17.05.) një videokonferencë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Zëvendëszëdhënësja e qeverisë gjermane, Ulrike Demmer, bëri të ditur se “në qendër të bisedës ishin marrëdhëniet dypalëshe dhe ekonomike, afrimi i Kosovës me BE, dhe dialogu i ndërmjetësuar nga  BE mes Kosovës dhe Serbisë.”

Në daklaratë thuhet më tej se “kancelarja gjermane dhe kryeministri folën edhe për ndihmën që ka marrë Kosova nga Gjermania për luftimin e pandemisë” dhe se  “kancelarja i siguroi kryeministrit të Kosovës mbështetjen e Gjermanisë për rrugën e reformave të vendit.”

Siç mësoi DW nga qarqe qeveritare në Berlin, në takim u fol edhe për mundësinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Kancelarja gjermane kishte biseduar edhe më parë në formë virutale me Kurtinnë cilësinë e këtij si kryeministër i qeverisë së parë të tij.

Kancelarja gjermane pati sot një bisedë virtuale edhe me kryeministrin slloven Janez Jansa, ku njëra nga temat ishte edhe integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE. Sllovenia, e cila në gjashtëmujorin e dytë të këtij viti do të marrë në dorë kryesinë e radhës së BE-së, planfikon të organizojë një samit të Ballkanit Perëndimor.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet