E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Merkel dhe Erdogan bisedojnë për ofensivën turke në Siri

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan kanë biseduar për situatën në verilindje të Sirisë.

“Ata janë pajtuar që të vazhdojë të jenë në kontakt të ngushtë për këtë çështje”, tha një zëdhënëse e Qeverisë gjermane, e cila njoftoi për bisedën telefonike ndërmjet kancelares Merkel dhe presidentit Erdogan, por nuk dha më shumë detaje lidhur me përmbajtjen e bisedës.

Turqia ka kryer një ofensivë ushtarake në veri të Sirisë, me qëllim që të largojë nga ajo zonë luftëtarët kurdë, të cilët i konsideron terrorist.

Koalicioni qeverisës në Gjermani ka pasur dyshime se si të përgjigjet lidhur me ofensivën turke. Socialdemokratët kanë kundërshtuar një propozim të ministres së Mbrotjes, Annegret Kramp-Karrenbauer që të krijohet një “zonë e sigurt” nga Kombet e Bashkuara, në zonën kufitare Siri-Turqi.

Ofensiva turke në Siri është ndërprerë pas arritjes së një marrëveshjeje armëpushimi, të cilën e kanë ndërmjetësuar Shtetet e Bashkuara dhe Rusia.

Turqia dhe Rusia po ashtu kanë arritur një marrëveshje që të largojnë për 30 kilometra nga kufiri Turqi-Siri, luftëtarët kurdë.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet