E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Merkel deklaron se Europa bashkohet vetëm kur Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e saj

Europa do të bashkohet me të vërtet vetëm kur të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do t`i bashkohen BE-së. Kështu tha Kancelarja gjermane Angela Merkel të hënën.

Deklaratat e Merkel tregojnë për një përkushtim serioz të Berlinit për një zgjerim të bllokut, një ide që është jo shumë e pëlqyer tek disa qeveri europiane dhe shumë votues në Europën Perëndimore. Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka qenë veçanarisht skeptik kudnër zgjerimit në vitet e fundit.

Merkel ishte duke folur për 30 vjetorin e “piknikut pan-europian” që u mbajt në Hungari. Kjo ngjarje njihet si rënie e Perdes së Hekurt dhe bashkimi i Europës Perëndimore dhe asaj Lindore.

Por kancelarja tha që uniteti europian do nuk do të ndodhë deri sa e gjithë Ballkani Perëndimor të antarësohet.

“Nëse shohim gjërat në mënyrë gjeostrategjike dhe shohim hartën gjithashtu, atëherë e shohim se nuk do të ketë Europë të bashkuar pa shtetet e Ballkanit Perëndimor”, tha Merkel për gazetarët në qytetin hungarez të Sopronit.

Gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor nuk janë anëtare të BE’së. Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë zyrtarisht vende kandidate për antarësi ndërsa Bosnja e Hercegovina dhe Kosova klasifikohen si “kandidatë potencial”.

Mali i Zi dhe Serbia janë në negociata për antarësim që disa vite. Ministrat e BE’së vendosën në qershor që të vonojnë një vendim për fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut deri në tetor. Kryesisht kjo ndodhi për shkak të kundërshtimit nga Franca dhe Holanda.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet