E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Meloni e zemëruar me “kërcënimin” e Francës

Liderja e ekstremit të djathtë në Itali, Giorgia Meloni, kërkoi shpjegim pasi një ministre e Francës sugjeroi se të drejtat mund të jenë në rrezik nën Qeverinë e re që pritet Meloni ta formojë.

Partia e Melonit, Vëllezërit e Italisë, fitoi zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura muajin e kaluar.

Ministrja për Çështje Evropiane e Francës, Laurence Boone, i tha të përditshmes Repubblica, se Parisi “do të vëzhgojë me vëmendje respektimin e vlerave dhe sundimin e ligjit” kur Qeveria e re italiane të nisë punën.

“Bashkimi Evropian veçse ka dëshmuar vigjilencën e tij ndaj shteteve të tjera, sikurse Hungaria dhe Polonia”, tha Boone, duke përmendur dy qeveritë euroskeptike që janë përplasur me Brukselin lidhur me të drejtat e njeriut.

Meloni, partia post-fashiste e së cilës fitoi zgjedhjet e 25 shtatorit, tha se këto deklarata duket se janë “një kërcënim i papranueshëm i ndërhyrjes kundër një anëtari sovran të BE-së”.

“Kam besim se Qeveria franceze menjëherë do t’i hedhë poshtë këto deklarata”, tha Meloni më 7 tetor, dhe shtoi se shpreson që gazeta “e krahut të majtë” ka keqinterpretuar deklaratat e Boones.

Meloni, një mbrojtëse e vlerave të familjes katolike, fitoi zgjedhjet si pjesë e një koalicioni të krahut të djathtë. Fitorja e saj, sipas aktivistëve të të drejtave të njeriut, paraqet kërcënim ndaj të drejtave civile, duke nisur nga aborti e deri te martesat mes gjinisë së njëjtë.

Meloni pritet të bëhet kryeministrja e parë grua e Italisë dhe pritet të udhëheqë një qeveri djathtiste, me prirjet më ekstreme që nga koha e Luftës së Dytë Botërore. Ekzekutivi i ri italian pritet të formohet deri në fund të tetorit.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet