E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Megaoperacion anti-drogë në Lezhë, asgjësohen rreth 3000 fidanë kanabis sativa

Policia e Lezhës vijon me operacionet anti-drogë. Së fundmi, efektivët e Policisë evidentuan dhe zbuluan një parcelë kanabisi në fshatin Ungrej të Lezhës.

Uniformat blu gjetën dhe asgjësuan me anë të djegies rreth 3000 kubikë kanabis sativa, gati për t’u kultivuar në tokë.

Kjo ishte faza e pestë e operacionit anti-drogë nga ana e Policisë së Lezhës, ndërkohë që më herët, gjatë 4 fazave të mëparshme të këtij megaoperacioni, në fshatra të ndryshëm të qarkut, u asgjësuan në total 849 fidanë narkotikë dhe u vunë në pranga 2 autorë të kësaj veprimtarie kriminale.

http://limit.al/wp-content/uploads/2023/05/Lezhë-operacioni-antidrogë-video.mp4

Njoftimi i Policisë:

Lezhë/Vijon megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Imazhi”.

Finalizohet faza e pestë e këtij megaoperacioni, si rezultat i kontrolleve në terren me skuadra të posaçme policore dhe me disa dronë.

Gjenden në kubikë, në fshatin Ungrej, Lezhë dhe asgjësohen me anë të djegies, 3000 fidanë cannabis sativa, të gatshëm për t’u kultivuar në tokë.

Gjatë 4 fazave të mëparshme të këtij megaoperacioni, në fshatra të ndryshëm të qarkut, u asgjësuan në total 849 fidanë narkotikë dhe u vunë në pranga 2 autorë të kësaj veprimtarie kriminale.

Skuadra policore të pajisura me dronë, të ngritura posaçërisht nga Policia e Lezhës, në zbatim të planit operacional mbarëkombëtar, me fokus parandalimin, konstatimin dhe goditjen që në fazë fillestare, të tentativave për të kultivuar bimë narkotike, kanë vijuar kontrollet intensive në të gjithë territorin, në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Imazhi”.

Gjatë fazës së pestë të tij, në territorin e fshatit Ungrej, Lezhë, u gjetën në kubikë, të gatshëm për t’u kultivuar në tokë, rreth 3000 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, të cilët u asgjësuan me anë të djegies.

Policia e Lezhës, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, vijon veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Limit.al

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet