E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Më shumë se 45% e të punësuarve në shtet janë me arsim 8-9-vjeçar dhe të mesëm

Sektori publik numëroi rreth 170 mijë të punësuar në fund të vitit të kaluar, por më shumë se 45% janë me arsim 8-9-vjeçar dhe të mesëm, teksa vetëm gjysma e punonjësve në sektorin publik janë me arsim të lartë.

Sipas të dhënave të INSTAT, numri i personave me arsim fillor ka ardhur në rënie të dukshme gjatë dekadës së fundit.

Në vitin 2000, në sektorin publik, ishin të punësuar mbi 190 mijë persona, ku 15% e tyre ose mbi 30 mijë persona ishin me arsim  8-vjeçar. Në fund të vitit 2018, vetëm 7% e punonjësve të sektorit publik ishin me arsimin fillestar.

Pas vitit 2000 kanë pësuar rënie edhe punonjësit me arsim të mesëm, të cilët aktualisht përbëjnë  38% të totalit, nga 49% në fillim të viteve të 2000.

Nga ana tjetër është rritur dukshëm pjesa e të punësuarve me arsim të lartë, që në fund të vitit 2018 përbënin gati 54% të totalit te të punësuarve në shtet.

Pas vitit 2007, qeveritë forcuan kriteret e arsimit për pranimin në administratë, duke i stimuluar me paga më të larta. Gjithashtu në sektorin e shëndetësisë u vunë si kushte diplomat e arsimit të lartë dhe masterat e nivelit të dytë.

Forcimi i kritereve sa i përket diplomave dhe shpërthimi  i universiteteve private gjatë dekadës së kaluar e rritën numrin e personave me arsim të lartë në shtet.

Me gjithë rritjen e cilësisë arsimore, administrata shqiptare vuan nga mungesa e eficencës dhe një burokraci e lartë.

Ndryshimi i shpeshtë i punonjësve në sektorin publik, si pasojë edhe rrotacioneve politike, e ka dëmtuar profesionalizimin dhe ekspertizën.

Raportet e Monitorimit nga Bashkimi i Europian dhe partnerë të tjerë si Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar theksojnë në mënyrë të vazhdueshme se sektori publik në Shqipëri ka nevojë të reformohet, duke e konsideruar këtë si mjetin kryesor për të përmirësuar shërbimet publike.

Burimi: INSTAT

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet