Shqetësimi për një shkallëzim të mëtejshëm të situatës në Lindjen e Mesme është i madh. Kancelari gjerman, Scholz kërkon të ndërmjetësojë e paralajmëron nga katastrofa humanitare, nëse Izraeli fillon ofensivën në Rafah.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz (SPD) fillon të dielën (17.03) një një tur diplomatik në Lindjen e Mesme. Në Jordani ai zhvillon bisedime me Mbretin Abdullahun II në Akaba, vend që ka organizuar urën ajrore të furnizimit për popullsinë në Gaza. Mbreti Abdullah konsiderohet si një nyjë e rëndësishme lidhës mes botës arabe dhe aleatëve perëndimorë të Izraelit.
Më pas Scholz zhvillon bisedime në Izrael. Krahas përmirësimit të gjendjes humanitare të popullsisë në Rripin e Gazës, temë qendrore pritet të jetë edhe ofensiva e paralajmëruar e Izraelit në Rafah. Në Tel Aviv, Scholz takohet edhe me të afërm gjermanë të pengjeve të marra nga Hamasi. Kjo është hera e dytë që kancelari Scholz shkon në Lindjen e Mesme pas sulmit të terrorist të Hamasit më 7 tetor kundër Izraelit. Hamasi kategorizohet nga SHBA, BE, Gjermania e vende të tjera si organizatë terroriste.



