E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Mbyllet kufiri me Greqinë/ Lajmërim i rëndësishëm për doganat e Kapshticës dhe Kakavijës

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme risolli edhe një herë në vëmendje njoftimin e rëndësishëm se nga kjo e mërkurë ora 22:00 pikat e kalimit të kufirit Kakavije dhe Kapshticë nga pala greke do të jenë të mbyllura për udhëtarët dhe automjetet si në hyrje edhe në dalje të Greqisë gjatë fashës së orarit 22:00-06:00.

Pikat e kalimit do të jenë të hapura për qytetarët dhe automjetet çdo ditë nga ora 06:00 deri në 22:00.

Sa më sipër, ftohen qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve që të shmangin lëvizjet dhe udhëtimet gjatë orarit kur pikat e kalimit janë të mbyllura pasi mjetet dhe udhëtarët nuk do të lejohen nga Policia Kufitare që të parkojnë apo qëndrojnë në territorin doganor e kufitar.

Po ashtu Ministria rikujtoi edhe një tjetër fakt me rëndësi se duke filluar nga data 16 gusht 2020, shtetasit që hyjnë në Greqi nëpërmjet Pikës së Kalimit të Kufirit Kakavije dhe Kapshticë, do të karatinohen për 7 ditë.

Kujtojmë që lejohet hyrja në Greqi vetëm për shtetasit grekë, shtetasit shqiptarë e të huaj me leje qëndrimi greke dhe minoritarë me kartën përkatese. Ndërsa shtetasit e të BE-së apo me leje qëndrimi në vendet e BE-së dhe vendet e treta nuk lejohet të hyjnë në Greqi nëpërmjet P.K.K. Kakavije dhe Kapshticë.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet