E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Mbi 7.5 milionë të shëruar nga COVID-19 në mbarë botën

Numri i personave të shëruar në mbarë botën nga koronavirusi i ri (COVID-19) ka tejkaluar shifrën 7.5 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, në botë deri më tani betejën me COVID-19 kanë arritur ta fitojnë 7.500.755 persona.

Dhjetë vendet me numrin më të lartë të të shëruarve janë SHBA (1.490.702), Brazili (1.213.512), India (537.585), Rusia (501.061), Kili (281.114), Irani (219.993), Peruja (214.152), Italia (194.579), Turqia (193.217) dhe Gjermania (184.500).

Pas shfaqjes për herë të parë në qytetin Wuhan të Kinës, COVID-19 u përhap në mbarë botën duke u shndërruar në pandemi. Në të gjithë botën, nga COVID-19 kanë humbur jetën 568.291 persona ndërkohë shifra e rasteve ka arritur në 12.869.079.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet