E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Mbi 220 milionë të shëruar nga COVID-19 në mbarë botën

Numri i personave që janë shëruar pas infektimit me koronavirus në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 220 milionë.

Sipas faqes së internetit “Worldometers”, 220.118.718 persona në botë janë shëruar pas infektimit me COVID-19.

Tre vendet e para me numrin më të lartë të rasteve në botë në të njëjtën kohë janë gjithashtu edhe vendet ku janë shëruar më shumë persona.

Numri më i madh i personave të shëruar është regjistruar në SHBA (35.814.326), Indi (33.495.808) dhe Brazil (20.861.055).

Më pas radhiten Turqia (7.172.460), Rusia (7.065.712), Britania e Madhe (7.028.711), Franca (6.896.056), Irani (5.361.189), Argjentina (5.142.102) dhe Spanja (4.844.491).

Ndërkohë, në të gjithë botën ende janë në trajtim 17.777.085 persona.

Që nga shfaqja për herë të parë në qytetin Wuhan të Kinës në dhjetor 2019, koronavirusi është përhapur në mbarë botën duke infektuar 242.824.044 persona dhe duke shkaktuar 4.938.241 të vdekur./ TCH

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet