Këto janë ndihmat e para të ardhura nga vendet e Bashkimit Evropian për familjet e prekura nga tërmeti i 21 Shtatorit. Të parat vende që kontribuan ishin Kroacia, Hungaria, ndërsa këtë të diel një avion ushtarak grek solli kontributin e qeverisë së Greqisë për Shqipërinë. “Ne jemi këtu si skuadër e mbrojtjes civile për të ndihmuar Shqipërinë. Ne kemi marrë deri më tani ndihmat e dhëna nga 3 shtete dhe presim edhe nga shtetet e tjera”, thotë Peter Glerum, drejtues i ekipit të BE për Emergjencat Civile. Sekretar i Përgjithshëm i Mbrojtjes Civile të Greqisë, Nikolaos Hardalias foli për një mesazh solidariteti dhe mbështetje për popullin shqiptar. Ndërsa kreu përgjithshëm i Rezervave të Shtetit, falenderoi në emër të Ministrisë së Mbrojtjes përfaqësuesit e lartë të Mbrojtjes Civile Europiane për solidaritetin. “Shpresojmë që ne këtë ndihmë të dhënë të mos e kthejmë vetëm në raste të tilla, por të jemi krah njëri-tjetrit për të ndihmuar në kohë të vështira”. Në Tiranë ka mbërritur prej pak ditësh një ekip i specializuar i Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së duke iu atashuar ekipeve shqiptare të emergjencës për vlerësimin e dëmeve në terren dhe ofrimin e asistencës së tyre.
Të fundit
Opinione
Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësoreAktualitet
Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026Bota
BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë UnionitBota
NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në TokëShkencë dhe zbulime
Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat



