E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Maqedoni: Miratohet edhe draft-amendamenti i tretë, garantohet sovraniteti i shteteve fqinje

Me 64 vota “pro”, 14 “kundër” dhe 2 “të përmbajtur” sot deputetët miratuan edhe draft-amendamentin e tretë për ndryshimet kushtetuese.

Me këtë amendament Maqedonia garanton sovranitetin dhe integritetin territorial të shteteve fqinje.

Mbetet të miratohet vetëm edhe një amendament, për të cilin deputetët mund të debatojnë më së shumti tre ditë.

Dje deputetët miratuan draft-amedamentet për ndryshimin e emrit të shtetit dhe futjen e Marrëveshjes së Ohrit në preambulën e Kushtetutës.

Draft-amendamentet gjenden në fazën e dytë, ku nevojitet shumicë e thjeshtë prej 61 deputetëve, ndërsa duhet përfundimisht të miratohen me dy të tretat e votave të deputetëve, gjegjësisht së paku 80 vota në Kuvend.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet