Tregjet globale financiare po përballen me presion të fortë për shkak të frikës nga një tronditje e mundshme e çmimeve të naftës, pavarësisht ofertës së Presidentit Donald Trump që marina amerikane të shoqërojë cisternat në ngushticën e Hormuzit, nëse është e nevojshme.
Investitorët shqetësohen se çdo ndërprerje e furnizimit me naftë, veçanërisht në zona kyçe të transportit detar, mund të rrisë ndjeshëm çmimet e energjisë në nivel global.
Bursat në Azi pësuan rënie të forta këtë të mërkurë, sidomos sektorët e teknologjisë. Humbjet më të mëdha u regjistruan në Seul, ku seanca përfundoi me rënien e tregut me 12 për qind, rënia më e madhe e regjistruar ndonjëherë.




