E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Lëvizja e lirë në të gjithë Italinë do të lejohet nga 3 Qershori

Italia është e vendosur që të lejojë lëvizjen e lirë në të gjithë vendin nga 3 qershori, sipas një draft-dekreti. Qeveria italiane është duke shkuar drejt zhbllokimit të vendit nga koronavirusit për të ngjallur ekonominë  e goditur, shkruan Reuters.

Italia ishte vendi i parë europian që vendosi kufizime të ashpra mbarëkombëtare në mars, si një përpjekje për të ndaluar përhapjen e virusit dhe po hedh hapa të ngadalta drejt rihapjes duke u mbështetur në kurben e infeksioneve, ku numri i rasteve të reja po bie.

Sipas draft-dekretit, i cili pritet të miratohet pasditen e kësaj të premte, thuhet se lëvizja brenda rajoneve të ndara do të lejohet nga 18 maji, ndërsa kufizimet ndër rajonale do të hiqen në 3 qershor.

Fundi kufizimeve të udhëtimeve do të shënojë një moment historik në rrugën e shërimit të Italisë, me qeverinë që shpreson të shpëtojë sezonin e ardhshëm të festave, si dhe sezonin turistik të verës.

Fabrikat e vendit u lejuan të fillonin aktivitetin e tyre në 4 maj dhe dyqanet do të hapen të hënën.

Rajonet mund të riaktivizojnë të gjithë sektorët e ekonomisë, nëse do të ndjekin protokollet e sigurisë. Autoritetet e shëndetit kombëtar do të monitorojnë situatën për t’u siguruar që infeksionet po mbahen nën kontroll, thuhet në dekret.

Gjithashtu parashikohet që kryetarët e bashkive mund të ndërhyjnë dhe të mbyllin vendet publike nëse distancimi social nuk respektohet.

Pothuajse 31.400 italianë kanë vdekur nga COVID-19 që kur shpërtheu virusi më 21 shkurt, vendi i tretë me numrin më të lartë të vdekjeve në botë, pas Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë./Reuters

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet