E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Lavrov: Armët e perëndimit do të goditen sa të hyjnë në Ukrainë

Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov është shprehur se Rusia e di itinerarin e lëvizjes së armëve të perëndimit dhe se ato do të jenë objektiv sapo të mbërrijnë në Ukrainë. 

Sipas ministrit të Jashtëm rus, Sergej Lavrov Rusia nuk e sheh veten në luftë me NATO-n. Më shumë beson NATO, se është në luftë me Rusinë, tha Lavrov në një intervistë për televizionin arab, Al-Arabija. Po ashtu Rusia nuk kërcënon me armë atomike, tha Lavrov, janë mediat perëndimore që ekzagjerojnë në këtë pikë.

 “Ne nuk luajmë me një luftë atomike”, citohet Lavrov nga agjencitë Ria dhe Tass. Së fundmi Lavrov kishte paralajmëruar nga rreziku i një lufte të tretë botërore. Rusia vendosi në gatishmëri në fund të shkurtit, armët kërcënuese, që u kuptua në botë si sinjal kërcënues me arsenalin atomik.

Sipas Lavrov, Rusia i di rrugët përmes të cilave, perëndimi do të dërgojë armë në Ukrainë. Këto armë do të bëhen objektiv sulmi “sapo të arrijnë në territorin e Ukrainës“. Ministri i Jashtëm rus përsëriti mbi atë që Rusia e quan “operacioni special”, por perëndimi luftë sulmuese në Ukrainë, se ky do të marrë fund sapo të jenë arritur të gjithë qëllimet. Këto janë mbrojtja e popullsisë civile në Ukrainën lindore dhe garancia se “nga territori i Ukrainës nuk vijnë kërcënime për këtë popullsi dhe për Rusinë. Kjo është e gjitha.”

Image

Mariupol

SHBA: Ofensiva ruse jo sipas planit

Por sipas vlerësimit të SHBA, ofensiva ruse nuk po ecën sipas planit që kishte parashikuar Kremlini. “Ne besojmë (…), se ata me atë që duan të arrijnë në Donbas janë prapa planeve”, tha një funksionar i lartë i Ministrisë së Mbrojtjes në Uashington. “Ne besojmë, se me rrethimin e plotë të trupave ukrainase, ata duhet të kishin përparuar më shumë.” Trupat ukrainase po mbrohen me shumë efektivitet kundër përparimit të trupave ruse.

Image

Volodymyr Zelensky

Edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky vlerësoi në videon e fundit gjendjen në Lindje, se “po e godasim pushtuesin në të gjitha drejtimet nga përpiqet të hyjë. Gjendja në rajonin e Kharkivit është e vështirë, por ushtria jonë dhe shërbimi sekret kanë arritur suksese të rëndësishme taktike”. Zelensky nuk dha hollësi.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet