Në rrugët e Izraelit njerëzit mund të ecin përsëri pa maskën mbrojtëse, e cila pas një viti nuk është më e detyrueshme jashtë. Një vendim që ekspertët tani e konsideruan “të duhurin”, duke marrë parasysh uljen e kurbës së infektimit. Dje pati vetëm 82 raste të reja pozitive, një rënie me 97% krahasuar me janarin.
“Ishte koha!” -thotë parukeri Uzi në qendër të Tel Avivit, nga dritarja e të cilit mund të shihet që edhe brenda atmosfera është e qetë, me më shumë se një klient pa maskë.
“Është një bekim i vërtetë, veçanërisht tani që i nxehti ka filluar të godasë”, thotë Rotem, i cili është rrugës për t’u zhytur në det.



