E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Ky është vendi i parë i BE që miraton rregulla për përdorimin dhe mbikëqyrjen e Inteligjencës Artificiale

Italia është bërë vendi i parë i Bashkimit Evropian që ka miratuar një ligj që rregullon përdorimin e Inteligjencës Artificiale.

Sipas ligjit të ri, ata që e përdorin teknologjinë për të shkaktuar dëm, si vjedhja e identitetit, mashtrimi, përhapja e imazheve të rreme të gjeneruara nga inteligjenca artificiale, mund të dënohen deri në 5 vjet burg.

Italia vendos gjithashtu rregulla më të rrepta për transparencën dhe mbikëqyrjen njerëzore të përdorimit të teknologjisë në vendet e punës, si dhe në një sërë sektorësh si kujdesi shëndetësor, arsimi, drejtësia dhe sporti.

Ndër të tjera, fëmijët nën moshën 14 vjeç do të kenë nevojë për pëlqimin e prindërve për të përdorur inteligjencën artificiale.

Në lidhje me të drejtën e autorit, ligji përcakton se veprat e krijuara me ndihmën e inteligjencës artificiale mbrohen nëse ato burojnë nga një përpjekje e vërtetë intelektuale, ndërsa përdorimi i tekstit dhe të dhënave të gjeneruara nga inteligjenca artificiale do të lejohet vetëm për përmbajtje jo të mbrojtur me të drejtë autori ose kërkime shkencore nga institucionet e autorizuara.

Qeveria e kryeministres Giorgia Melonit tha se legjislacioni, i cili përputhet me Aktin historik të Bashkimit Europian për Inteligjencën Artificiale, është një hap vendimtar në ndikimin e mënyrës se si përdoret Inteligjenca Artificiale në të gjithë Italinë.

Qëllimi i kësaj nisme është të promovohet përdorimi i Inteligjencës Artificiale i kontrolluar nga njeriu, në mënyrë transparente dhe të sigurt, paralelisht me inovacionin, sigurinë kibernetike dhe mbrojtjen e pavarësisë.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet