E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Kryetari i ri i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj: Fitorja në Tuz vendimtare, identiteti kombëtar ishte në rrezik

Nik Gjeloshaj, kandidati që ka fituar më së shumti vota në garën për kryetar të Komunës së Tuzit në Mal të Zi, ka thënë se fitorja e zgjedhjeve ishte vendimtare për ruajtjen e identitetit kombëtar shqiptar, i cili ishte në rrezik.

Zgjedhjet e mbajtura të dielën që lamë pas në Tuz të Malit të Zi ishin vendimtare për shqiptarët e kësaj komune, në radhë të parë për kultivimin e identitet kombëtar.

Kështu ka deklaruar Nik Gjeloshaj, kryetar i Alternativës Shqiptare, i cili më 3 mars të këtij viti u zgjodh kryetar i Komunës së Tuzit.

Në një intervistë me shkrim dhënë gazetës “Zëri” Gjeloshaj ka pohuar se çelësi i kësaj fitoreje ishte bashkimi i forcave politike shqiptare.

Ky unifikim i subjekteve, sipas tij, ishte parakushti kryesor në sensibilizimin e elektoratit shqiptar në gjithë territorin e komunës së Tuzit.

Gjeloshaj më tej ka thënë se është në dijeni se gjatë qeverisjes do të përballet me sfida të shumta, porse është zotuar se do të përqendrohet në instalimin e organeve dhe të institucioneve të duhura, që do të jenë në shërbim të nevojave të banorëve të Tuzit.

Gjatë intervistës i pari i Malësisë ka konsideruar se për faktorizimin e duhur të shqiptarëve në Mal të Zi është i domosdoshëm rezultati i volitshëm zgjedhor, pasi në të kundërtën mundësitë janë të kufizuara për realizimin e kërkesave.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet