E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj: Të bashkuar ia dolëm ta tejkalojmë situatën e rëndë pas tërmetit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së dekorartave nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta për njësitet e kërkim shpëtimit të Kosovës që shërbyen në ndihmë pas tërmetit tragjik në Shqipëri.

Haradinaj ka thënë se festa e 28 nëntorit na erdhi e ftohtë dhe na pështjelli me tragjedi, sepse u përballem me forcën e natyrës që na morri shumë jetë.

“Në ditët më të vështira na erdhën në ndihmë fqinjët e parë por edhe shumë miq tjerë anë e kënd botës, e kjo është dëshmi që jemi të rreshtuar në rrugën e duhur, me paqen dhe humanizmin”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka shtuar se duke qenë solidar me viktimat e tërmetit që goditi disa zona rreth Durrësit, u mobilizuam si kurrë më parë, dhe të bashkuar ia dolëm ta tejkalojmë situatën e rëndë.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet