E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj: Kosova nuk përbën rrezik për migrim

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave dhe ky shtet nuk përbën asnjë rrezik për migrim.

Këto komente Haradinaj i bëri gjatë një takimi me ambasadorin e Gjermanisë në Prishtinë, Christian Heldt.

“Kisha kënaqësi të ndaj me ambasadorin Heldt statistikat e fundit reale të migrimit, ku Kosova tregon qartë se nuk përbënë rrezik të migrimit, duke shënuar trendin më të vogël ndër vite me vetëm 723 raste të kërkesave për migrim në vitin 2018”, shkruan Haradinaj në rrjetin social Facebook.

Migrimi ilegal llogaritet të jetë njëri nga shqetësimet kryesore të vendeve të Bashkimit Evropian, i cili pengon procesin e liberalizimit të vizave, dhe ishte theksuar edhe si pengesë në rastin e Kosovës.

Për 5 vjet, më shumë se 170 mijë qytetarë lëshuan Kosovën

​Sipas statistikave zyrtare, prej vitit 2013 deri më 2017, nga Kosova kanë migruar 170 mijë qytetarë. Në këto të dhëna përfshihet emigrimi i rregullt dhe ai i parregullt.

Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e së cilës i nënshtrohen regjimit të vizave në zonën Schengen.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet