E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Kryeministri i Italisë kërkon ‘federalizëm pragmatik’, zgjerim drejt lindjes për BE-në

Mario Draghi bën thirrje për zgjerimin e Bashkimit Evropian drejt lindjes, si dhe rishikimin e traktatit të BE-së për të thjeshtuar vendimmarrjen në bllok.

Kryeministri italian Mario Draghi ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të dalë më i fortë nga sfidat historike të hedhura nga lufta në Ukrainë, duke përfshirë zgjerimin drejt lindjes.

Konflikti, i tha ai Parlamentit Evropian në Strasburg të martën, ishte “një krizë sigurie, humanitare, energjetike dhe ekonomike e gjitha në një” që kishte zbuluar se institucionet ekzistuese të BE-së ishin “të papërshtatshme” në përgjigjen e tyre.

Përgjigjja, argumentoi ai, është “federalizmi pragmatik” me vendimmarrje të efektshme që do të shpëtonte nga vetoja e shteteve anëtare që aktualisht shpesh janë në gjendje të bllokojnë qëndrimet e shumicës.

“Ky është fillimi i një rruge që do të çojë në rishikimin e traktatit. Dhe nëse do të jetë kështu, ne duhet ta përqafojmë atë,” tha ai, duke  u duartrokitur nga eurodeputetët.

Draghi, një ish-president i Bankës Qendrore Evropiane i vlerësuar për shpëtimin e euros nga kolapsi 10 vjet më parë, tha se zgjerimi i BE-së drejt lindjes ishte kyç, duke përfshirë Ukrainën.

Aspiratat evropiane

“Ne duhet të integrojmë plotësisht vendet që kanë aspirata evropiane,” tha ai.

Ai shprehu mbështetjen e Italisë për “hapjen e menjëhershme të negociatave të anëtarësimit” me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, dhe për negociatat e përforcuara me Kosovën dhe Bosnjën.

“Ne jemi në favor të anëtarësimit të të gjitha këtyre vendeve në Bashkimin Evropian dhe duam gjithashtu që Ukraina të jetë anëtare e Bashkimit Evropian,” tha ai.

Disa ditë pasi Rusia e sulmoi në shkurt, Ukraina u lut për anëtarësim të shpejtë në BE.

Brukseli u përgjigj duke thënë se procesi ishte rigoroz, kompleks dhe zgjat vite, por i ofroi Kievit një fazë vlerësimi paraprak të përshpejtuar.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë gati të nisin procesin e anëtarësimit që nga viti 2020, por kanë qenë në harresë për shkak të kundërshtimeve nga Bullgaria dhe kushteve të vendosura nga Gjermania dhe Holanda.

Integrimi i mbrojtjes

Draghi gjithashtu bëri thirrje që Evropa të lëvizë më shpejt drejt një integrimi më të madh të mbrojtjes.

Ai u tha ligjvënësve të BE-së se shpenzimet ushtarake në të gjithë bllokun ishin “thellësisht joefikase” për shkak të shpërndarjes së tyre në më shumë se 130 forca dhe organizata të armatosura individuale.

Ai vlerësoi planin e veprimit të Këshillit Evropian për të forcuar politikën e sigurisë dhe mbrojtjes së BE-së deri në vitin 2030, por tha se ishte “e nevojshme të shkohet shpejt përtej këtyre hapave të parë”.

Draghi nënvizoi se pushtimi rus i Ukrainës kërcënon “paqen në kontinentin tonë”.

Ai pohoi angazhimin e tij për mbështetjen e vazhdueshme ushtarake siç kërkohet nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, duke argumentuar se “të mbrosh Ukrainën do të thotë të mbrosh veten”.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet