Kryebashkiakja e Parisit ka kundërshtuar ashpër sugjerimin për një mbyllje në fundjavë nga qeveria franceze. Sipas saj, shumica e qytetarëve jetojnë në apartamente të vogla dhe kanë “nevojë për horizont” prandaj ky propozim do të ishte çnjerëzor dhe aspak korrekt.
Edhe pse javë me parë zona të tjera të Francës u mbyllën gjatë fundjavës për shkak të rritjes së rasteve, gjithsesi Anne Hidalgo nuk i ka pranuar propozimet e bëra.
“Shumë banorë të Parisit jetojnë në apartamente të ngushta, pa ndonjë hapësirë të jashtme, ndonjëherë edhe disa breza nën të njëjtën çati. Ne e dimë që këta banorë tashmë kanë paguar një çmim të rëndë për shkak të kësaj epidemie. Jashtë, ka më pak rrezik për të kapur Covid, veçanërisht nëse dikush mban një maskë dhe respekton masat e mbrojtjes”, tha kryebashkiakja e Parisit, Anne Hidalgo.



