Në Tetovë u vendos gurthemeli i Korridorit 8. Kryeministri Dimitar Kovaçevski në fjalën e tij me këtë rast tha se dita e sotme është e rëndësishme për të gjithë qytetarët, për të sotmen dhe të ardhmen.
“Kjo qeveri ka treguar seriozitet në investime, në përkujdesje për të gjithë qytetarët. Jemi përgjigjur në pyetje të hapur për shumë vite, ndaj sot po fillojmë fuqishëm ndërtimin e Korridorit 8, ndërtimi i këtij Korridori përveç infrastrukturës është mundësi e mirë zhvillimi ekonomik dhe shoqëror.
Ndërtimi i këtij korridori tregon mirëqenie për qytetarët e poashtu dhe një klimë më të mirë biznesore, me shumë biznese hotelierike apo afariste rreth kësaj traseje. Korridori 8 dhe 10D janë projektet më kapitale që di Maqedonia e Veriut që nga pavarësia, deri më tani këto projekte ishin plan në letër, ndërsa sot po fillojmë realizimin.



