E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Kosova, Srebrenica dhe NATO si “test” për opozitën serbe

Autoritetet serbe kanë bërë një lloj “prove patriotizmi” për opozitarët. Mediat e kontrolluara nga Vuçiqi akuzojnë opozitën për tradhëti në çështjen e Kosovës, Srebrenicës dhe NATO-s.

Ky lloj testi, përbëhet nga tre pyetje: A jeni për hyrjen e Serbisë në NATO? A e njihni pavarësinë e Kosovës? Dhe a ka pasur gjenocid në Srebrenicë? Çdo mundësi mediatike, duele të rralla televizive mes qeverisë dhe opozitës, rrjetet sociale, tabloidet e regjimit, foltoret parlamentare, shfrytëzohen që disa prej këtyre pyetjeve t’iu drejtohen liderëve të opozitës.

Në shikim të parë këto duken si pyetje legjitime në luftën politike. Por duke pasur parasysh faktin se çdo përgjigje e opozitës konsiderohet “e gabuar” nga mediat proqeveritare dhe partia në pushtet, atëherë është e qartë që këto pyetje shikohen si një mundësi për manipulimin e zgjedhësve, me të cilat “dëshmohet” mungesa e patriotizmit të opozitës apo mungesa e largpamësisë.

Provokimet klasike të regjimit

Këto tri çështje janë ndër provokimet klasike të këtij regjimi, vlerëson për Deutsche Wellen, kryeredaktori i së përjavshmes “Vreme”, Filip Shvarm. “Ato në fakt shërbejnë për të paraqitur kandidatët e opozitës si tradhtarë, të cilët i marrin detyrat nga ambasadat e huaja”.

“Nëse fillojmë, për shembull, me çështjen e anëtarësimit në NATO”, shpjegon Shvarm, “kjo çështje tani po merr peshë, sepse kandidati i opozitës, gjenerali Zdravko Ponosh është një kandidat serioz në zgjedhjet presidenciale”. Prej kohësh ai akuzohet si “gjeneral i NATO-s”, e NATO “na i ka vrarë fëmijët” dhe ai skualifikohet si kundërshtari politik i votuesve.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet