Kryeministri Edi Rama njofton mbylljen e të gjitha institucioneve arsimore në Shqipëri, deri më 3 prill, pas prekjes nga koronavirusi.
Në mbledhjen urgjente të qeverisë, kryeministri njoftoi se është alokuar edhe një fond shtesë për shëndetësinë prej 400 milionë lekësh.
“Në këtë situatë, si në cdo situatë kur shoqëria dhe shteti përballen me një gejndje jo të zakonshme, thelbësore është vetëpërmbajtja dhe ruajtja e qetësisë, dhe ndjekja e një burimi të certifikuar zyrtar, si dhe zbatimi në nivel individual i atyre orientimeve që burojnë nga nevoja për të kontribuuar për veten dhe për tjerët. Ne kemi vendosur në dispozicion të situatës së emergjencës edhe financat përkatëse dhe edhe një fond tjetër prej 400 milionë lekësh, sipas kërkesave të Ministrisë së Shëndetësisë.



