E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Koreja e Veriut prova me një raketë të re e të fuqishme balistike

Administrata Biden tha se dy raketat e lëshuara nga Koreja e Veriut javët e fundit ishin prova me një raketë balistike ndërkontinentale, të re e të fuqishme, me rreze të gjatë veprimi. Zyrtarët amerikanë paralajmëruan të enjten se Pheniani mund të kryejë së shpejti një provë me të gjerë.

Provat e fundit u kryen me një raketë që sipas njoftimeve është më e madhe se raketa balistike që Koreja e Veriut lëshoi në vitin 2017, e cila sipas vlerësimeve mund të arrinte deri në Shtetet e Bashkuara.

Pentagoni tha se forcat amerikane të mbrojtjes ndaj raketave dhe zbulimit në Paqësor kanë rritur gjendjen e gatishmërisë në përgatitje për të tjera prova nga Pheniani.

Koreja e Veriut pretendon se raketat e lëshuara më 4 mars dhe 26 shkurt, ishin thjesht për të testuar kamerat që do të instaloheshin në një satelit të ardhshëm që do të përdoret për vëzhgim.

Rezoluta të shumta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së e ndalojnë Korenë e Veriut të gjuajë raketa balistike ndërkontinentale dhe sipas një zyrtari të lartë të administratës amerikane, Uashingtoni pritet të shpallë një raund të ri sanksionesh të premten që synon ta bëjë më të vështirë për Phenianin qasjen tek teknologjia e nevojshme për programet e tij të armëve.

Raketa e lëshuar në vitin 2017 ishte pjesë e një serie testesh që nxitën Presidentin e atëhershëm Donald Trump të kërcënonte udhëheqësin e Koresë së Veriut se do të përballej me “zjarr dhe tërbim” si dhe vendosi dy vendet në prag të një konflikti më serioz.

Që nga marrja e detyrës vitin e kaluar, administrata Biden ka kontaktuar disa herë me Korenë e Veriut në një përpjekje për ta rikthyer atë në tryezën e bisedimeve pasi tre takimeve të zotit Trump me udhëheqësin e Pheniat Kim Jong-un, që synonin çarmatimin bërthamor të gadishullit Korean, nuk sollën ndonjë ndryshim të dukshëm në qëndrimin e Koresë së Veriut.

Zyrtarët amerikanë thatë të enjten se Koreja e Veriut nuk i është përgjigjur ende asnjë kërkese të SHBA-ve. Presidenti Biden është shprehur i hapur për takim me udhëheqësin e Pheniat, nëse çarmatimi bërthamor do të temë e bisedimeve.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet