E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Konferenca e Kryetarëve mblidhet për prezantimin e buxhetit të vitit 2020, nga Ministrja e Financave, znj. Anila Denaj

Në drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi u mblodh sot , me 8 nerntor 2019,  Konferenca e Kryetarëve ku në rendin e ditës ishte parashikuar: prezantimi nga Ministrja e Financave, znj. Anila Denaj i projektligjit “Për buxhetin e vitit 2020”, si dhe miratimi i kalendarit të veçantë të projektbuxhetit dhe Kalendarit 3-javor të punimeve të Kuvendit.

Konferenca e Kryetarëve u mblodh në respektim të nenit 79 të Rregullores së Kuvendit, pas depozitimit të projektligjit “Për Buxhetin e vitit 2020”.

Në mbështetje të nenit 78, pika 1 të Rregullores, Kryetari i Kuvendit njofton menjëherë Kuvendin për paraqitjen e projektligjit të Buxhetit të Shtetit.

Në mbështetje të nenit 78, pika 3 të Rregullores së Kuvendit, projektligji i buxhetit së bashku me projektligjet financiare futen automatikisht në programin aktual të punës së Kuvendit. Kuvendi miraton një kalendar të veçantë shqyrtimi.

Bazuar në nenin 79, pika 2 të Rregullores, projektbuxheti u paraqit në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve nga Ministrja e Financave, znj. Anila Denaj.

Znj. Denaj paraqiti përpara anëtarëve të Konferencës së Kryetarëve të gjithë treguesit e projektbuxhetit të vitit 2020 sipas relacionit shoqërues.

Më pas Konferenca e Kryetarëve miratoi me konsensus edhe kalendarin e veçantë të projektbuxhetit dhe projektligjeve financiare që kanë lidhje me të, me shqyrtimin në parim në datë. 5 dhjetor 2019 dhe datë 19 dhjetor 2019 shqyrtimin nen për nen dhe në tërësi në seancë plenare.

Së fundi, Konferenca e Kryetarëve miratoi edhe kalendarin tre javor të punimeve të Kuvendit për periudhën 25 nëntor-19 dhjetor 2019.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet