E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Komisionit shtetëror për mbikëqyrje të kufirit iu kërkua shënjimi i kufirit Kosovë-Serbi

Bulliqi, Haradinaj

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se i ka kërkuar komisionit shtetëror për mbikëqyrjen e kufirit që ta filloi punën në shënjimin e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë.

Haradinaj në një konferencë për media tha se menjëherë pas ratifikimit të marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi në Parlament, ekipit shtetëror për caktimin e kufijve i ka kërkuar në cilësinë e kryeministrit vazhdimin e punës me caktimin e shënjimit për kufijtë me Serbinë.

“Është detyrë zyrtare e tyre dhe çdo pjesë të kufirit ata munden me thanë që e din kufirin. Z. Bulliqi dhe kolegët e tjerët e dinë shumë mirë dhe besoj është një lehtësi për shënjimin e kufirit Kosovë-Serbi…Nuk ka situate të kontestueshme në kufirin Kosovë dhe Serbi sepse kufiri ekziston”, ka thënë Haradinaj.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet