“Transparence për emetimin e parave që u ble Hotel Dajti”
Komisioni i Ekonomisë dhe Financave i kërkon Kontrollit të Lartë të Shtetit që të thellojë auditimin dhe hetimin e çështjes së blerjes së Hotel Dajtit në kushtet e emetimit të monedhës.
Kërkesa është bërë në rezolutën që ky komision miratoi për veprimtarinë e KLSH-së, bazuar në një audit të mëparshëm që organi më i lartë i kontrollit të institucioneve publike ka bërë në Bankën e Shqipërisë.



