E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Johannes Hahn optimist për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ka të ngjarë të sigurojnë rekomandimin pozitiv nga Komisioni Evropian për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit, tha komisionari për Zgjerim i BE-së, Johannes Hahn, për DPA-në.

Ai tha se “është i bindur” se Komisioni do ta lëshojë këtë rekomandim në fund të majit.

Hahn lavdëroi në veçanti Maqedoninë e Veriut për zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë.

Shtetet e BE-së kanë rënë dakord në parim qershorin e kaluar, por fillimi formal i bisedimeve varet nga reformat e mëtejshme.

Komisioni do të dalë me një përditësim rreth përpjekjeve për reforma pas zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, në fund të majit.

Hahn po ashtu i paralajmëroi shtetet anëtare që “të mos luajnë për të blerë kohë”.

“Vetëm politikat e besueshme do të kenë sukses në nxitjen e procesit reformues të Ballkanit Perëndimor dhe në ruajtjen e ndikimit tonë në rajon”, tha Hahn.

Nëse shtetet anëtare ndalen, shtoi ai, vonesat mund të rrezikojnë stabilitetin e gjithë rajonit të Ballkanit.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet