Kneissl. Vendet e Europës Juglindore janë pjesë e Europës në kuptimin politik, ekonomik dhe kultutror, shprehet Karin Kneissl, ministrja e Jashtme austriake në prag të takimit me homologët e saj të BE-së në Vjenë.

Ministrja e Jashtme e Austrisë Karin Kneissl ka kërkuar më shumë angazhim të vendeve të BE-së për antarësimin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor Serbisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës dhe Kosovës. “Ne nuk duhet të lejojmë, që prej mugesës së angazhimit të BE-së të tjerë aktorë të futen në këtë vakuum të krijuar”, është shprehur Kneissl për gazetën “Die Welt” në prag të takimit të ministrave të jashtëm të BE-së të enjten (30.08) në Vjenë.
“Një perspektivë e qartë europiane është garanci për stabilitetin politik dhe zhvillimin ekonomik”, thotë Kneissl. Vendet e Europës Juglindore janë pjesë e Europës në kuptimin politik, ekonomik dhe kultutror. “Pavarësisht mirëkuptimit lidhur me ngurrimin e disa vendeve anëtare, duhet të mbizotërojë interesi gjeopolitik për një afrim të shpejtë në BE.”



