E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Këta janë personat më të kërkuar nga Policia e Kosovës

Lista e personave të shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës për vepra dhe incidente të ndryshe është e gjerë.

Por publikisht të shpallur në kërkim janë vetëm nëntë persona, katër prej të cilëve të nacionalitetit serb, raporton Indeksonline.

Në uebfaqen zyrtare të Policisë së Kosovës figurojnë fotot e të kërkuarve e që shumë prej tyre qëndrojnë aty prej vitesh.

Policia kërkon nga të gjithë ata që kanë njohuri për vendndodhjen e tyre të telefonojnë në numrat zyrtar apo në stacionin më të afërt policor.

Në listën e të kërkuarve publik janë: Radomir Kasalovic, Dusan Jovanovic, Ratomir Bozovic, Branislav Rakic, Petri Salihu, Korab Zogjani, Agron Kryeziu, Ilir Abdullahu dhe në një rast tjetër kërkohen disa persona për incidentin e ndodhur në vitin 2012 në Sallën e Kuqe në Prishtinë ku u pengua dhunshëm promovimi i revistës “Kosova 2.0” (Insajderi)

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet