E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Këshilli Koordinativ i Diasporës zhvilloi në Tiranë mbledhjen e parë

Sot, Këshilli Koordinativ i Diasporës zhvilloi në Tiranë mbledhjen e parë, ku diskutoi programin e punës. Këshilli zgjodhi kryetar përfaqësuesin e diasporës nga SHBA-të, Mark Gjonaj, anëtar i këshillit bashkiak të Nju Jorkut.

“Këshilli njihet zyrtarisht nga shteti shqiptar dhe do të punojë në disa tema kryesore, si votimi i diasporës në zgjedhjet e ardhshme, dyshtetësia, përfshirja e përfaqësuesve të diasporës në institucionet e shtetit shqiptar” – tha zoti Gjonaj për shtypin.

Krahas tij, anëtarë të Këshillit Koordinativ të Diasporës janë Ardian Radovicka dhe Adriana Fishta Bejko – përfaqësues të diasporës shqiptare në Kanada, Visar Tahsimi nga SHBA, Endri Hatellari dhe Brikena Muharremi nga Britani e Madhe, Sokrat Sinaj nga Zvicra, Anila Hykaj nga Franca, Lazim Destani nga Gjermania dhe Gazmend Kapllani, i cili përfaqëson Greqinë.

Ndihma e diasporës u bë shumë e dukshme me fonde dhe ndihma të tjera gjatë krizës humanitare që shkaktoi tërmeti i fortë i 26 nëntorit, ku humbën jetën në rrënoja 51 persona dhe mijëra të tjerë kanë mbetur pa strehë.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet