TIRANË– Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për anëtarët e Këshillit Bashkiak në Tiranë. Kur është numëruar dhe kutia e fiundit, sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve Partia Socialiste kryeson me 34 mandate, në vend të dytë renditet koalicioni “Bashkë Fitojmë” me 15 mandate, Partia Demnokratike e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj ka arritur të marrë 4 mandate.
Ndërsa Partia Socialdemokrate ka marrë 3 mandate. Nga një mandat kanë marrë Partia Republikane, Lëvizja Bashkë, Nisma Thurrje, Aleanca Pregresiste LZHK dhe Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitete.
Koalicioni Bashkë Fitojmë pavarësisht se ia doli të marrë kryetarin e Bashkisë mesa duket në Kavajë nuk do të ketë shumicë në Këshillin Bashkiak. PS ka marrë 38.19% të votave, ose 13 mandate. Ndiqet nga BF me vetëm 26.42% të votave ose 9 mandate. PD renditet forcë e tretë me 10.53% duke numëruar 3 mandate. PAA ka 3 mandate ose 9.92%, PSD 2 mandate ose 5.54% dhe PR 1 mandat.



