E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Katër qytetet shqiptare me numrin rekord të krimeve

Tirana, Shkodra, Durrësi dhe Vlora mbajnë rekordin për krimet e kryera gjatë vitit 2017.

Sipas statistikave zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë, vitin e kaluar janë regjistruar në total 15.102 çështje penale në gjykatat shqiptare, nga të cilat 12.398 kanë përfunduar. Sipas statistikave të Ministrisë, rezulton që për vitin 2017 në shkallë vendi janë kryer 146 krime për 100.000 banorë, shkruan Klan Plus.

Krimet zënë 52.4% të veprave penale, ndërsa kundërvajtjet 47.6% të tyre. Gjykatat kanë shpallur fajtorë 10,355 persona, të pafajshëm 443 të tjerë, ndërsa në 1,397 raste  kanë pushuar çështjen.

Nga analiza e të dhënave, vihet re se 49% të të gjitha krimeve të gjykuara në vend janë ato të pasurisë dhe në sferën ekonomike, të cilat kanë pësuar një rritje krahasuar dhe me një vit më parë. Gjykatat kanë gjykuar 123 çështje për vrasje ose tentativat për vrasje, 835 raste dhune në familje, 37 rrëmbime dhe 55 përdhunime.

Një tjetër gjë që bie në sy është ulja e numrit të çështjeve penale të apeluara.

Vetëm 32.5 prej tyre kanë kaluar në shkallën e dytë të gjyqësorit, dhe në shumicën e rasteve nga vetë të pandehurit dhe jo prokurori.

Në krahasim me një vit më parë, numri i apelimeve është 1,152 më pak. /Fax.al/

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet