Numri i emigrantëve dhe refugjatëve që kanë mbërritur në Europë përmes detit ka rënë gjatë vitit 2026, por udhëtimet janë bërë edhe më të rrezikshme.
Sipas të dhënave të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin, rreth 60 mijë persona kanë kaluar detin drejt Europës gjatë këtij viti. Kjo përfaqëson një rënie prej 39 për qind krahasuar me rreth 98 mijë kalime të regjistruara në vitin 2025.
Megjithatë, të paktën 2.292 njerëz kanë humbur jetën ose rezultojnë të zhdukur gjatë këtyre udhëtimeve. Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ishin raportuar 1.999 viktima dhe persona të zhdukur.




